Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zëvendësimi i Ahmetajt/ Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetes

Zëvendësimi i Ahmetajt/ Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e

Dallëndyshe Bici nuk e ka pranuar mandatin e deputetes, për të zëvendësuar në Kuvend Arben Ahmetajn.

Në një shkresë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bici shkruan se "nuk do të vijo procedurat ërkatëse për mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të ngazhimit tim në detyrën funskionale, që ushtroj aktualisht në institucionin qëndror".

Sipas listës, mandati i kalon juristit Plarent Ndrecaj, për të zëvendësuar ish-zv.kryeministirn tashmë në arrati.

Sipas ligjit, deputetët që nuk paraqiten në seancë në gjashtë muajit e fundit, e humbin mandatin. Kjo vlen për Ahmetajt i cili u paraqit për herë të fundit në seancën plenare të Kuvendit në korrik.

Ai ndodhet në arrati edhe pse është shpallur në kërkim pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Zëvendësimi i Ahmetajt/ Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e

Të fundit