Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e 14 majit, kush është kandidati 'i preferuar' i Ramës për Shkodrën?

Zgjedhjet e 14 majit, kush është kandidati 'i preferuar' i

Më 14 maj në të gjithë vendin do të mbahen zgjedhjet lokale. Ndërsa Partia Demokratike zgjodhi kandidatët e bashkive përmes procesit të primareve, PS ende nuk ka një listë të plotë kandidatësh.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, tha nga konferenca e fundvitit se do të miratohet një udhëzim për kandidatët apo kryetarët e bashkive

“PS do të miratojë një udhëzim, qoftë për kandidat apo kryetar bashkie. Parlamentet vendore kanë shumë rëndësi. Këshillat vendore humbën rëndësinë e tyre. Ato janë shumë të rëndësishme. Ne do të vazhdojmë konsultimin e partisë dhe do të shkojmë edhe jashtë partisë. Për në është e rëndësishme që kandidatët të jenë të pëlqyer nga qytetarët dhe jo vetëm nga ai barku i vogël partiak. PS ka zgjedhur këtë metodologji. PS do i qëndrojë strikt, pëlqyeshmëria e partisë, e publikut dhe garancitë që jep kandidatit”, tha Gjiknuri.

Por, teksa u pyet për kandidatin e Shkodrës, Gjiknuri nuk e fshehu simpatinë për Benet Becin si kandidat ‘i përshtatshëm’ për bashkinë. Ai theksoi se nuk po e konfirmonte Becin kandidat në Shkodër, por kandidatura e tij do t’i bënte nder qytetit.

“Kandidat natyrshëm që mund të ketë shumë deputetë që do të donin që të konkurronin si kryetar bashkie, Beneti është një kandidaturë e mirë do i bënte nder Shkodrës. Nuk po konfirmoj që do të jetë Beneti pasi do ti nënshtrohen një procesi konsultim brenda partisë dhe përtej partisë di ti bënte nder Shkodrës dhe mendoj se është një kandidat shumë i përshtatshëm. Për të mirën e shkodranëve do të ishte mirë të ishte kandidat”, u shpreh Gjiknuri.

Benet Beci ka kandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe kandidimi i tij iu bë si ofertë nga vetë kryeministri Rama.

Po me propozimin e Ramës, Beci u zgjodh edhe si kreu i Korporatës Energjetike Shqiptare.

“E pranova me kënaqësi këtë propozimsi shenjë të besimit, por edhe si mundësi që përvojën time prej shumë vitesh si menaxher dhe drejtues, ta zbatoj edhe në një sektor tjetër strategjik, siç është KESH”, ka thënë Beci pas emërimit drejtor i KESH.

Për 13 vite, Beci ka mbajtur postin e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit i zgjedhur po ashtu si propozim i Ramës. Pra, Benet Beci në karrierën e tij është shfaqur shpesh si i përzgjedhuri i Ramës për postet e larta drejtuese.

Të fundit