Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjedhjet e 6 marsit, zbardhen emrat e dy kandidatëve të PS për Bashkinë Lushnjë

Zgjedhjet e 6 marsit, zbardhen emrat e dy kandidatëve të PS për

Kryesocialisti Edi Rama ka nisur konsultimet me drejtuesit politik të qarqeve për të marrë sugjerimet rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Burime nga PS i thanë Top Channel se për bashkinë Lushnjë, Ramës i janë propozuar dy emra.

Kryetarja e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjeku i njohur Asfloral Haxhiu. Megjithatë, fjalën e fundit për kandidaturat do ta ketë Kryesia e PS.

Duke mbetur në Lushnjë, janë mësuar edhe emrat e kandidatëve të Bashës dhe Berishës. Sipas burimeve nga PD, nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit.

Ndërsa nga grupimi i Sali Berishës të preferuarit për garën e Lushnjës shikon Arben Zaimi dhe Nevila Bamin.

 

Të fundit