Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjerimi i Greqisë në Jon, Rama: Jam i pataksur, sa herë tështin dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe

Zgjerimi i Greqisë në Jon, Rama: Jam i pataksur, sa herë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët foli për zgjerimin e Greqisë në detin Jon dhe nëse Shqipëria rrezikohet nga ky dekret i shtetit helen. Ai mohoi që ky zgjerim të cënojë interesat shqiptare.

Kryeministri tha se debati i krijuar është luftë për të ardhur në pushtet, duke i quajtur dokrra dhe

"Për çfarë të reagojmë ndaj shtetit grek. Çfarë ka akoma për të mos u kuptuar? Unë besoj se ata që i fryjnë këtij zjarri janë të qëllimshëm. Qoftë nga Lalzi, presidenca apo Prishtina janë të qëllimshëm.

Ata luajnë me ndjenjat kombëtare dhe shfrytëzojnë rastin për sebep për sherr. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë prej vitit 1990. S’mund të ketë marrëveshje të fshehtë për detin. Reoritë që Greqi në Gjykatat Ndërkombëtare është e favorizuar janë dokrra. Sa herë tështin diçka në Athinë këtu plas rrufa e madhe e luftës për pushtet.

Këta janë autorët e marrëveshjes së 2009 mos harroni. Ishte këmbëngulja jonë, qartësia jonë që pala greke erdhi në tavolinë dhe filluam të negociojmë një marrëveshje të re për të dyja palët. Jo për faj të palës greke por për këta që kanë marrë përsiper të mbrojnë detin, të fajtorëve të 10 viteve më parë.  Ka qënë kërkesa jonë që në fillim që ta zgjidhim këtë punë me gjykatë, nuk donte pala greke që të shkonim në gjykatë.

O jam agjent turk dhe luftoj me Greqinë ose jam agjent grek dhe luftoj me Shqipërinë. Është e turpshme për një vend si i yni të merret me diçka kaq qesharake.

A jeni në terezi? Si merret deti për Krishtlindje, jam i pataksur nga niveli zh", tha Rama.

 

Të fundit