Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjidhen dy relatorët e komisionit të posaçëm për raportin e Dick Marty, Murrizi bën gafën: Ky Sadiku rron? Manja: Rron, rron dhe është dëshmitar

Zgjidhen dy relatorët e komisionit të posaçëm për
Në foto: Kryetari i komisionit të Posaçëm për Çështjet e raportit të Dick Marty, Ulsi Manja

Mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm për Çështjet e raportit të Dick Marty. Gjatë mbledhjes së sotme është bërë përzgjedhja e relatorëve, ndërkohë për kalendarin dhe programin e komisionit, pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës.

Kryetari i komisionit, Ulsi Manja propozoi për relatorë deputetet Klotilda Bushka dhe Elena Gjika.

“Propozoj dy relatorë që në bashkëpunim me sekretariatin teknik do të administrojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe do të hartojnë raportin për komisionin tonë. Një nga grupi parlamentar i PS dhe një nga grupi i deputetëve të pavarur, do të propozoja zonjën Bushka dhe Elena Xhina nga grupi i pavarur. Në mbledhje ne radhës do përcaktohet kalendari dhe programi i punës së komisionit”, tha Manja.

Ndërsa nuk kanë munguar as batutat mes deputetëve. Ishte deputeti Myslym Murrizi ai i cili pyeti Kryetarin e Komisionit Ulsi Manjën se nëse Dick Mary-n jeton.

Manja tha se po, ai jeton ndërsa Murrizi iu kundërpërgjigj duke i thënë se i vjen mirë e se mbi të gjitha kishte më shumë hallin e virusit.

Pjesë nga biseda:

Myslim Murrizi: Më falni për ndërprerjen, se nuk jam shumë i informuar. Doja të dija nëse ky Sadiku rron? Se ne në Çermë i themi Sadik.

Ulsi Manja: Rron, rron

Myslim Murrizi: A rron, shyqyr, për hatër të Coronës e kisha më shumë

Ulsi Manja: Rron dhe për fat të mirë është dhe dëshmitar.

Të fundit