Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zhupa në interpelancë me Kumbaron: Kush pret pyjet e dënoni, atë që shfaros zonat e mbrojtura, e bëni investitor

Zhupa në interpelancë me Kumbaron: Kush pret pyjet e dënoni,

Deputetja demokrate Ina Zhupa në interpelancën e saj me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, parashtroi disa pyetje sa i takon çështjes së Parkut Kombëtar të Butrintit.

Zhupa kërkoi sqarim nga Kumbaro se si me një truk qeveria futi një projekt me firmën e 12 deputetëve që nuk e dinë se çfarë kanë firmosur.

"Para pak javësh ka kaluar ligji i zonave të mbrojtura duke e kthyer atë në një kantierin ndërtimi dhe betonizimi dhe vendimarrja për këta zona varet vetëm nga kryeministri dhe ministrat e tij. E kam thirrur Kumbaron në interpelancë për ta na sqaruar se si me një truk  qeveritar ata futën një projekt ligj me firmën e 12 deputetëve të mazhorancës të cilët nuk e dinë se çfarë kanë firmosur dhe shumica prej tyre nuk kanë folur ndonjëherë në parlament. Atë ligj më pas e ndryshuat me një propozim të qeverisë pompa e kaluar në konsultim publik.

Deputetë u shprehen se spunton e morën nga një shkresë e ardhur nga kryebashkiakët socialistë të cilët ishin të shqetësuar se nuk po shfrytëzonin zonat e mbrojtura dhe nuk kishin të ardhura. Kryebashkiaku i Cërrikut ishte shqetësuar shumë se nuk shfrytëzonte zonat e mbrojtura kur nuk kishte fare në territor zona të mbrojtura.

Ligji ishte me porosi që Butrintin, Velipojën, Divjakën ta jepnin për ndërtim. Një ministre mjedisi që njeh vetëm betoni nuk e meriton më të quhet ministre e mjedisit por ministrja e nderimit", deklaroi Zhupa.

Zhupa tha se një person që pret pyje quhet kriminel dhe dënohet, ndërsa ai që shfaros zona të mbrojtura quhet investitor strategjik.

“Ky është një shesh ndërtimi në një zonë të mbrojtur, që ka reaguar UNESCO. Më sqaroni se si i shërben betoni mjedisit? Si i shpërben mjedisit shkatërrimi i lagunave dhe lumenjve. Ai që pret pyjet dënohet dhe quhet kriminel. Kurse një njeri që merr zonën e mbrojtur, shkatërron pemë dhe kafshë dhe quhet investitor strategjik. Apo se ka para dhe i ndan me ju! Ky është standardi që keni ndërtuar”, tha Zhupa.

Të fundit