Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarret në vend, MM jep detaje: Rreth 500 efektivë të FA janë në terren, flakët rrezikuan banorët e Dukatit

Zjarret në vend, MM jep detaje: Rreth 500 efektivë të FA

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura, 50 mjete, 3 helikopterë dhe zjarrfikëse janë angazhuar që prej mëngjesit të sotëm për të vënë nën kontroll flakët në Gadishullin e Karaburunit.

Zjarri në Kraburun është cilësuar si sfidë nga ministri Niko Peleshi. Ai është kthyer në rrezik për banorët e Dukatit dhe Parkun e Llogarasë.

Ministria bën me dije se një tjetër vatër zjarri aktive është në fshatin Cukal, bashkia Vau Dejës, ku është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme.

Gjithashtu thotë se po vijon puna për të shuar zjarrin në fshatin Qesorat, në Lunxhëri. Aty kanë shkuar edhe 20 efektivë të FA-së.

"Rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura, 50 mjete, 3 helikopterë, zjarrfikëse e autoambulanca janë angazhuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit. Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke u kthyer në rrezik për banorët e fshatit Dukat.

Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe nga ajri për të vënën nën kontroll flakët, në mënyrë që ato të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë. Një tjetër vatër aktive është në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme.

Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejës ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve. Gjithashtu puna po vijon për vënien nën kontroll të zjarrit të rënë në fshatin Qesorat, të njësisë administrative Lunxhëri në bashkinë e Gjirokastrës, ku bashkë me punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses së këtij qarku janë bashkuar edhe 20 efektivë të FA", bën me dije ministria.

 

Të fundit