Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarret në vend, Peleshi: Situata problematike në Mirditë, e vështirë ndërhyrja e helikopterit

Zjarret në vend, Peleshi: Situata problematike në Mirditë, e

Në vendin tonë vijon të ketë vatra zjarri aktive. Temperaturat e larta e kanë nxitur përhapjen e tyre. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se problematike paraqitet situata në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë, ku sipas tij është e vështirë dhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike.

Në terren forcat po mundohen të mbajnë nën kontroll vatrat afër banesave. Zjarre ka edhe në pesë qarqe të tjera të vendin.

“Në 6 vatra zjarri në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren për të izoluar flakët që për shkak të erës janë përhapur, por pa rrezik për zonat e banuara.

Problematike është situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike. Në terren forcat vijojnë punën të mbajnë nën kontroll vatrat afër banesave”, shkruan Peleshi.

Të fundit