Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarret, Peleshi njofton "fitoren" në Karaburun dhe Dukat: Ka ende pak vatra të pashuara

Zjarret, Peleshi njofton "fitoren" në Karaburun dhe Dukat: Ka

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë informacion për situatën e zjarreve në vendin tonë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai thotë se është fituar beteja me flakët në Gadishullin e Karaburunit dhe zonën e Dukatit.

Ministri shton se ka ende pak vatra të pashuara. Ai bën me dije se ka ende një vatër aktive në fshatin Patale, Lezhë dhe se për shuarjen e saj po ndërhyet nga ajri.

Duke e cilësuar situatën nën kontrrol Peleshi thotë se po punohet për shuarjen përfundimtare të disa vatrave të vogla në Majën e  Rrunës, në të cilët prej ditësh situata ka qenë shqetësuese.

Ndërsa në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon të Mirditës zjarri është shuar. Peleshi bën me dije se është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, ku forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Të fundit