Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zjarret/ Rama justifikohet për mungesën e helikopterëve, duke kaluar “topin” te bashkitë

Zjarret/ Rama justifikohet për mungesën e helikopterëve, duke

Kryeministri Edi Rama thirri sot kryebashkiakët e vendit për menaxhimin e zjarreve dhe riskun e lartë që kanë në muajin gusht. Sërish me tone kritike, Rama deklaroi se jo të gjitha bashkitë kanë bërë punën e duhur për shuarjen e zjarreve.

“Ju thirrëm se Gushti do jetë shumë sfidues se duam që të gjithë të jenë të angazhuar se po e shikoni që këtu nuk po ka më zona të imunizuara, të gjitha zonat janë potencialisht në rrezik nga zjarret.

Sipas kryeministrit, jo të gjitha Bashkitë ndërveprojnë për të shuar vatrat e zjarreve. Shikojmë një situatë problematike në aspektin e kuptimit të detyrës nga një pjesë e juaja, e bërjes së detyrës nga një pjesë e bashkive lidhur me situatën dhe kundërpërgjigjen ndaj zjarreve”, tha Rama.

Ky i fundit u justifikua edhe për mungesën që ka Shqipëria me helikopterit për shuarjen e zjarreve. Ai e la “topin” në dorë të bashkive, duke thënë se për menaxhimin e tyre duhet angazhim i pushtetit vendor.

“Kjo historia e helikopterit është një histori që duhet kuptuar mirë që reagimi është i përshkallëzuar dhe në gjithë botën e në vendet më të zhvilluara fillon nga niveli i ulët vendor dhe nga ata punonjësit e emergjencave apo vullnetarët që shkojnë dhe fillojnë punën, që nga puna me krah deri pastaj me mjete e deri te helikopteri”, tha ai.

 

Të fundit