Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zyrtarisht në PS, Agron Çela shfaqet krah Edi Ramës

Zyrtarisht në PS, Agron Çela shfaqet krah Edi Ramës

Pak ditë pasi u largua nga Partia e Lirisë, deputeti i Shkodrës Agron Çela është shfaqur në krah të kryeministrit Edi Rama.

Fotot janë publikuar nga kryeministri Rama, teksa shihen në një takim me deputetët shkodranë, krah të cilit shfaqet edhe deputeti Çela.

Postimi i Ramës:

SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Prej disa ditësh, Agron Çelaj përflitej për largimin e tij nga Partia e Lirisë dhe bashkimit të Partisë Socialiste.

Në rrjete sociale u publikua një foto e Çelës krah Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Shkodra, ku kjo e fundit është drejtuese politike e qarkut për Partinë Socialiste.

Të fundit