Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Luli, çun i mirë”, Rama ‘thumbon’ Bashën: Edhe të afërmit e tij thonë mos harxho kohë t’a telefonosh nëse ke një hall

“Luli, çun i mirë”, Rama ‘thumbon’

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha, duke thënë se nëse ke një hall natën, është e kotë t’a telefonosh pasi nuk të përgjigjet.

Luli është çun shumë i mirë, por a ka një shqiptar që po të ketë një hall natën merr në telefon Lulin? Nuk e besoj. Edhe të afërmit e vete thonë lerë mos harxho kohë ti biesh telefonit se është ora e gjumit. I qëndruam në kokë ditë natë njerëzve.

Nuk e them për ta thënë, por e besoj.

Unë fitoj garën me të gjithë pa përjashtim, se e di nga brenda punën dhe kuptoj shumë mirë se ku çalon, por ama mos të thojë njeri që ka të krahasuar mes nesh dhe kujdo tjetër që na del nga mbrapa. Se përballë kemi vetëm të ardhmen. Ata na dalin nga mbrapa, janë shumë mbrapa, ndaj bërtasin, dehen, kërcënojnë, bëjnë rrëmuja se nuk e kanë shpejtësinë për të na arritur. Fatkeqësi e madhe shpresojnë të na bllokojnë duke na nxjerrë përpara miq e partnerët ndërkombëtar. Sa herë e keni dëgjuar që por ligjin elektoral do flasë bota, do zbarkojë Amerika, Europa, ku janë?

Ka miq të Shqipërisë që janë miqtë e Lulit e Ilirit, është normale, por Europa është BE dhe shtetet kanë zërin e tyre. Ne kemi bërë gjënë e duhur, jo për veten tonë, kemi bërë gjënë e duhur për procesin zgjedhor për të pasur nesër parlament më përfaqësues dhe të përgjegjshëm dhe akoma më të aftë se çdo parlament tjetër më parë”, deklaroi Rama ndër të tjera.

Të fundit