Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: LSI, një parti që rritet si qelizat e kancerit, ka përfituar nga degradimi i PS

Rama: LSI, një parti që rritet si qelizat e kancerit, ka

Edi Rama nga Asambleja e PS: Aleati ynë janë njerëzit, bashkë me shumicën e shqiptarëve do ti lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër mbajeni mend fjalën time, të gjitha forcat që duna të na tërheqin neve mbrapsht dhe duan të mbajnë Shqipërinë peng, të gjitha bashkë. Unë kam qenë partizan i bashkimit me LSI, dy herë, bashkimit të të majtës me dy shpirtra, që u krijua nga një çarjen e madhe e PS

Ajo që kam mësuar ka qenë që të dyja herët problemi është zmadhuar derisa u bë eksploziv nga një fakt i thjeshtë. PS edhe PD, është parti e madhe që përtej të gjitha zakoneve të këqija që janë pjesë e organizimit të çdo partie ka përgjegjësinë qeverisëse, në opozitë apo pushtet.

LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse, do të jetë pjesë e qeverisë për tu rritur në kurriz të shtetit. Bomba që hodhi në erë koalicioni me LSI ka qenë reforma në drejtësi. E dini sh mirë që ndarja u bë e pariparueshme për një arsye shumë të thjeshtë, se LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenj. Ka lindë si forcë hakmarrëse, ka përfituar nga degradimi i PS, një boshllëk i krijuar, pakënaqësia legjitime brenda PS ku shumë njerëz ndodheshin të papromovuar sa duhet dhe është rritur në kurriz të PS dhe PD. Njësoj si qelizat e kancerit që thuhet se rriten pa qëllim, shtohet vetëm për ta vdekur organizimin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi.  

Meta ju ka shkruar një letër, nuk e di Taulanti do e përfshijë në rendin e ditës, ajo që më ka bërë përshtypje se Meta thotë se më keni marrë refugjat dhe m,ë keni bërë ministër. kjo tregon sa shumë Meta i do emigrantët, Monika, Saliu edhe Luli, për të tretin mi merrni me rezervë se është në një situatë që nuk duan të dinë fare jo për emigrantë, por për askënd tjetër që nuk hyn në rrethin e interesave të tyre.

Të fundit