Flash News

Ditari i Opozitës

"Dhunim flagrant të statutit", Basha thotë se vendimet që do ndërmerren nuk janë përjashtime por shkarkime nga funksioni

"Dhunim flagrant të statutit", Basha thotë se vendimet

Lulzim Basha thotë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar se ai është zotuar se nuk do të ketë asnjëherë përjashtim të propozuar nga ai dhe se  masat e marra mbrëmë nga kryesia, dhe ato që janë propozuar për sot, nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për Partinë Demokratike.

Ai tha se nuk mban njerëz me forcë.

“Ka qenë zotimi im i parë si kryetar i PD, që s’do të ketë kurrë përjashtim të propozuar nga unë. As unë e as ju nuk mbajmë njerëz me forcë. Ndaj dhe masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për PD”, - u shpreh Basha.

Të fundit