Flash News

Ditari i Opozitës

"Fondet e BE përfunduan në xhepat e pushtetarëve", Lela: Shqipëria nuk është histori suksesi siç e cilësoi Von Der Leyen

"Fondet e BE përfunduan në xhepat e pushtetarëve",

Kreu i departamentit të komunikimit në PD, Alfred Lela komentoi vizitën e presidentes së KE, Von Der Leyen sot në Tiranë. 

Duke folur në Syri tv, Lela tha se Shqipëria nuk mund të jetë një histori suksesi siç e ka cilësuar presidentja e KE, teksa sjell në vëmendje rastet e korrupsionit në vend .

"Meqë jemi të dy fytyrat e shfaqjes së institucionet ndërkombëtare nuk është detyrë e opozitës për të bërë të ditur si janë ata, por nuk mund mos e vërë re dhe mos e thotë këtë gjë.

Instat thotë se 46.9% e popullatës në Shqipëri është e përjashtuar socialist si pasojë e varfërisë. Von Der Lyen kreh bishtin e  çmendur të Ramës dhe thotë që Shqipëria është histori suksesi. Eurostat thotë që kanë ikur 1 milionë banorë vitet e fundit kur popullsia është nën 3 milion banorë nuk ka si mund të të jetë një histori suksesi.

Fondet e BE për bujqësinë kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve dhe jo në investime për fermerët dhe kjo nuk është një histori suksesi.

Lista e Durrësit e PS më shumë se gjysma kanë rënë në burg dhe Shqipëria nuk është një histori suksesi në këtë aspekt."

Të fundit