Flash News

Ditari i Opozitës

"Arrestoni minorenë, jeni bërë si Gadafi", deputeti: Në burg duhet të ishte Balluku dhe jo protestuesit

"Arrestoni minorenë, jeni bërë si Gadafi", deputeti:

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ngritur sot në Kuvend çështjen e arrestimit të protestuesve të opozitës mbrëmjen e 24 janarit,

Ai tha se sot në burg duhet të ishte zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe jo qytetarët e thjeshtë që protestojnë për të drejtat e tyre.

“Sot në burgjet tuaja janë protestues paqësore. Ministrja e Brendshme të jepte llogari, si ka mundësi që është arrestuar një minoren. Kjo sot duhet të jetëe çështja e rendit të ditës. Përpjekja juaj për të zhvilluar një seancë normale, nuk ka më vend.

Pse ke arrestuar qytetarë të pafajshëm dhe një minoren?  Sot në burg duhet të ishte Edi Rama, Belinda Balluku dhe Ergys Agasi dhe jo qytetarët e thjeshtë. Jeni bërë si Gadafi na vini me badigardë”, tha Blushi.

 

Të fundit