Flash News

Ditari i Opozitës

Pampuri nxjerr videon e ambulancave: Spitalet nuk kanë më vende, nuk është çështje procedurash

Pampuri nxjerr videon e ambulancave: Spitalet nuk kanë më vende, nuk

Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka nxjerrë një video, që sipas saj dëshmon se spitali i Infektivit nuk ka shtretër.

Ajo thotë se qëndrimi i pacientëve në ambulancë nuk është çështje procedurash, ndërsa akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë serioze për të menaxhuar pandeminë.

Postimi i plotë:

Qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë, prandaj sot të sëmurët qendrojnë për orë të tëra në ambulancë përpara se të gjendet një shtrat tek infektivi.

Pavarësisht propagandës qeveritare, spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me COVID. Nuk është çështje procedurash. Nuk ka qenë kurrë e tillë. Nëse do të ishte për burokraci, do të kishte qenë e tillë që nga fillimi.

Fatkeqësisht, kemi një qeveri që e shkëmben një jetë me një video propagande.  

Të fundit