Flash News

Ditari i Opozitës

"1 Parti, 1 Kuvend"/ Basha del me moton e 18 dhjetorit, thërret në selinë blu krerët e degëve të PD

"1 Parti, 1 Kuvend"/ Basha del me moton e 18 dhjetorit, thërret

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e radhës, pasi thirri më 18 dhjetor Kuvendin e PD. Ai do të mbledhë sot në orën 16.00, 71 kryetarët e degëve të partisë në të gjithë vendin.

Në media kanë dalë informacione nga takimi që do të zhvillohet pasditen e sotme në selinë blu. Basha ka zgjedhur si moto për 18 dhjetori "1 Parti, 1 Kuvend".

Kreu i PD nuk e njeh Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor, duke i cilësuar "struktura paralele". Selia blu ka bërë me dije për mediat se: “Kolegji i kryetareve pritet te ketë ne qendër te diskutimeve çeshtje qe lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar te PD ne 18 Dhjetor. Kjo është data qe u vendos me 2/3 e votave te Kryesisë se PD”.

Dy ditë më parë, Basha mblodhi Kryesinë e PD, e cila votoi për mbledhjen e Kuvendit. Pavarësisht debateve në mbledhje mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës, Kryesia mori vendimin që dëshironte Basha. Ky i fundit deklaroi se nuk do të lejojë askënd që të mbajë peng PD-në.

Debat ka shkaktuar dhe mbledhja e firmave nga mbështetësit e Berishës. Pas dyshimeve nga PD zyrtare për ekzistencën e tyre, kryetari i Këshillit Kombëtar, njëherëazi mbështetës i Berishës Edi Paloka ftoi palët të dërgonin nga një përfaqësues në zyrën e tij për të bërë verifikimin e 4200 formularëve. Që prej shtatorit, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, situata në PD ka qenë e tensionuar dhe me përplasje.

Të fundit