Flash News

Ditari i Opozitës

"109 mln euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare", PD akuza Ramës: U shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit

 "109 mln euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare",

PD ka reaguar nëpërmjet shefit të kabinetit të selisë blu blu, Dorian Teliti në lidhje me videon e hedhur nga kryeministri Rama mëngjesin e sotëm, ku tregonte rikonstruktimin e zyrës së Targave dhe Shtypshkronjave dhe bënte krahasimin me qeverisjen e mëparshme.

Dorjan Teliti në një status në facebook shkruan se kryeministri Rama u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij.

Sipas Telitit, në 7 vite kryeministri ka shpenzuar ka shpenzuar 109 milion euro vetëm për rikonstruksione zyrash dhe godinash qeveritare.

Postimi i plotë:

Edi Rama u shet shqiptarëve si arritje shpenzimet e luksit për zyrat e tij!

Në 7 vite, Edi Rama ka shpenzuar: 
85,5 milion euro për blerje/qira operacionale/servis makinash; 
25 milion euro për mobilim zyrash; 
109 milion euro për rikonstruksion zyrash dhe godinash qeveritare; 
4.5 milion euro për godinën e OSHEE-së; 
3.2 milion euro vetëm për zyrat e Kryeministrisë; 
1.25 milion euro për rikonstruksionin e zyrave të Albcontrol-it.

Asnjë përmirësim të shërbimit për qytetarët nuk kanë sjellë këto shpenzime marramendëse, ndërkohë që tarifat vetëm shtrenjtohen! 
Radhët përpara zyrave të shtetit vazhdojnë të zgjaten! 
Ryshfeti për të marrë shërbim vazhdon të shtrenjtohet! 
Rama dhe enturazhi i tij vazhdojnë të majmen dhe të kridhen në luks! 
Por, luksin dhe zdërhalljen e tyre me paratë e buxhetit, shqiptarët nuk e quajnë arritje! 
E quajnë thjesht vjedhje!

Të fundit