Flash News

Ditari i Opozitës

11 Maji/ Berisha nxjerr të tjera prova të manipulimit të votës me praktikën e "Trenit Bullgar"

11 Maji/ Berisha nxjerr të tjera prova të manipulimit të
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesditën e kësaj të hëne të tjera prova, që sipas tij tregojnë manipulimin e votës në zgjedhjet e 11 majit. 

Në një konferencë për mediat, Berisha ka nxjerrë videot ku duket një komisioner që del jashtë qendrës së votimit me një fletë votimi në dorë, ia jep një personi tjetër dhe më pas e fut sërish në kutinë e votimit. Berisha e përshkroi këtë si një skemë manipulimi që ka ndodhur në disa qendra votimi.

Sipas tij, në shumë kuti është konstatuar mungesa e një flete votimi, ç'ka tregon, sipas PD-së, për ndërhyrje të qëllimshme në rezultatin zgjedhor. Ai përmendi gjithashtu rastin e Plangaricës në Elbasan si një nga zonat ku kjo dukuri është dokumentuar.

Berisha deklaroi se publikimi i këtyre pamjeve është pjesë e përpjekjes së opozitës për të denoncuar shkeljet dhe, siç tha ai, “farsën elektorale” të zhvilluar në vend.

Berisha: Tani vazhdojmë pjesën tjetër sepse mbrojtja, denoncimi i farsës elektorale kërkon që të bëhet publik mundësisht çdo fakt, çdo dokument i dhunimit. Tani, urdhëro komisioneri me fletë votimi mbrapa, shikojeni...
Urdhëro çfarë bën me të. Urdhëroni, del jashtë qendrës, jep fletën e votimit sepse duhet të realizojë Trenin Bullgar.

E nxjerr fletën e votimit, ia jep kryetarit, më pas e hedh përsëri në kutinë e votimit. Këta bëjnë ç’të duan me fletën e votimit. Patronazhisti i shoqëron votuesit në dhomën e fshehtë dhe voton për ta. Ata futen formalisht, sikur të jenë manekinë.Edhe këtu nxirret fleta e votimit jashtë për të krijuar karuzelin apo Trenin Bullgar.

Ja me fletë del ai. Tani kthehet prapë. Me qindra kuti janë me një fletë votimi mangët, çka është dukuria absolute e karuzelit apo Trenit Bullgar. Edhe në tabelën e rezultateve del mangët fleta e votimit. Në Plangaricë, Elbasan. Pra, në çdo qendër votimi, dokumentohen elementë të pakundërshtueshëm të farsës elektorale.

Të fundit