Flash News

Ditari i Opozitës

11 Majit/ Bardhi nxjerr videon: Patronazhistët e PS kontrolluan votimin në Fier

11 Majit/ Bardhi nxjerr videon: Patronazhistët e PS kontrolluan votimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar këtë të hënë një tjetër denoncim që sipas tij vërteton se zgjedhjet e 11 Majit janë manipuluar.

Në një video të publikuar në rrjete sociale tregohet sipas tij sesi vëzhgues të Partisë Socialiste votojnë në emër të qytetarëve, duke shkelur fshehtësinë e votës.

Bardhi e cilëson këtë si një “farsë elektorale”, ku, sipas tij procesi i votimit është nën kontrollin e patronazhistëve dhe i manipuluar në thelb.

Postimi i plotë:

VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Shkelja e fshehtësisë së votimit është krim sipas nenit 327 të Kodit Penal që dënohet me 3 vjet burgim. Por në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier ajo ishte forma kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti. Belinda Balluku kishte dhënë garanci që krimi i tyre nuk do të ndëshkohej, sepse Task Forca ishte alibi, jo mekanizëm për ndëshkimin e krimeve zgjedhore!

Në vetëm 4 orë regjistrim, sepse më pas patronazhistët i fikin kamerat e QV nr. 3153/1, rezulton se në shumicë dërrmuese nuk kanë votuar qytetarët, në mënyrë të lirë dhe të fshehtë, por vëzhguesit e PS në emër të tyre.

QV 3153/1, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier ????

Të fundit