Flash News

Ditari i Opozitës

'12 qershori është dita e historisë për NATO-n, lirinë e Kosovës dhe kombit Shqiptar!'

'12 qershori është dita e historisë për NATO-n,

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO e udhëhequr nga SHBA-të me 50 mijë ushtarë u vendos në Kosovë kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze.

Bashkë me NATO-n në Kosovë hyri edhe KFOR-i duke i dhënë fund luftës dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Pikërisht, 12 qershori shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës, dhe sot bëhen 24 vite nga çlirimi prej forcave të ish-Jugosllavisë.

Për këtë ka reaguar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Berisha shkruan në Facebook se sot pas 24 vitesh ata që ushtruan me operacionin ‘Patkoi’ genocidin e fundit serb ndaj shqiptarve të Kosovës, mbajnë peng në emër të Serbisë së madhe paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Postimi i plotë i Berishës

Të dashur miq, 24 vite më parë, më 12 qeshor të 1999 Aleanca e Atlantikut të Veriut, pas fushatës ajrore tre mujore më të fuqishme pas Luftës ll-të Botërore kundër regjimit të Millosheviçit, në një vendim historik unanim e udhëhequr nga SHBA dhe presidenti Bill Klinton, vendosi futjen e trupave të saj tokësor për çlirimin e plotë të Kosovës.

Ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s kundër Beogradit, krahas luftës çlirimtare të UÇK, pati rol vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndaj shqiptarët i mbeten mirënjohës për jetë NATO-s, SHBA dhe vendeve tjera anëtare për rolin e tyre shpëtimtar për shqiptarët në Kosovë dhe vendosjen e paqes në Ballkan.

Por sot pas 24 vitesh ata që ushtruan me operacionin ‘Patkoi’ genocidin e fundit serb ndaj shqiptarve të Kosovës dhe kryen ndaj tyre krime monstruoze kundër njerëzimit, mbajnë peng në emër të Serbisë së madhe paqen dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë qendrim kundër Kosovës serbomadhi Vuçiç, ky Putin i vogël i Beogradit ndihmohet nga Putini i madh i Kremlinit dhe nga argati i tij në Tiranë, Edi Rama.

Zoti e bekoftë Kosovën e lirë dhe të pavarur. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet anëtare dhe ushtritë e saj. #sb

Të fundit