Flash News

Ditari i Opozitës

14 Maji, Dash Shehi: Grupet kriminale e kanë sofistikuar ndërhyrjen e tyre! Ja si funksionojnë

14 Maji, Dash Shehi: Grupet kriminale e kanë sofistikuar ndërhyrjen e

Dashamir Shehi ka thënë se grupet kriminale që ushtrojnë presion ndaj qytetarëve për votat, kanë sofistikuar ndërhyrjen e tyre. I ftuar në “Panorama TV”, kreu i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar (LZHK) u shpreh se e grupet janë artikuluar stërvitur dhe rafinuar, ndaj presioni i tyre ndaj banorëve është i vështirë për tu kapur në sipërfaqe.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Do jenë faktorë grupet kriminale në përcaktimin e rezultateve të 14 majit?

Dashamir Shehi: Uroj që këtë javë të jenë më pak dhe në fakt deri tani nuk ka pasur shumë zhurma, si herët tjera.

Uroj të jetë e vërtetë. Ka ndodhur një proces tjetër, grupet janë artikuluar më mirë, janë stërvitur dhe rafinuar sepse kjo bëhet eksperiencë. E kanë sofistikuar ndërhyrjen e tyre, nuk ndodhte përpara.

Bëhej zhurmë, sherr, deri tek vrasja. Nuk ndodh më sepse shtiblerja e votës, presioni është bërë në shtëpi e lagje, është bërë kapilar, shkojnë tek kutia me mendjen e mbyllur.

Dikush e ka shitur, dikush për interesa, dikush është trembur. Nuk është e dukshme në sipërfaqe, se dallon dot OSBE-ODHIR. Ky është proces klasik, është rafinuar, është bërë gati i padukshëm. Kam frikë që po hyn në strukturën zgjedhore. Është fenomen i rëndomtë në Shqipëri. Nuk është e paligjshme nga ana penale, e dënueshme.

Procesi është stërholluar, arikuluar, është i vështirë për tu kapur në sipërfaqe. Dhunë të dukshme s’ka, por procesi ka të gjithë elementët e manipulimit brenda.

Të fundit