Flash News

Ditari i Opozitës

14 maji/ Meta optimist: Festë pas dy javësh për Shqipërinë, do çrrënjoset monizmi

14 maji/ Meta optimist: Festë pas dy javësh për

Sot dy javë Shqipëria do të jetë në festë, sepse ka çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor”, kështu është shprehur  kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se parashikimi është shumë optimist, një triumf i opozitës së bashkuar, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Po ashtu bashkangjitur videos Meta shkruan se kandidatët e Koalicionit 'Bashkë Fitojmë' kanë një integritet të shkëlqyer.

“Sot dy javë Shqipëria do të jetë në festë, sepse ka çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor.

Parashikimi është shumë optimist, një triumf i opozitës së bashkuar, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një shumicë e padiskutueshme përsa i takon fitores së kryetarëve që janë dhe kandidatët më të mirë, më të padiskutueshëm.

Kandidatët tanë kanë programe të jashtëzakonshme, kanë një integritet të shkëlqyer, por kanë edhe ide shumë konkrete, duke ofruar zgjidhje që kurrë, që këta që kanë nga 2, nga 3 apo nga 5 mandate nuk i dhanë”, shkruan Meta.

Të fundit