Flash News

Ditari i Opozitës

14 maji, Ndoka: Trekëndëshi Tiranë-Durrës-Elbasan do të jenë ndëshkim për sektin Rama-AliBasha

14 maji, Ndoka: Trekëndëshi Tiranë-Durrës-Elbasan do të

Kreu i PDK, Nard Ndoka foli për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndoka i ftuar në studion e News 24, tha se Partia Demokratike në këto zgjedhje ëhstë ndryshe, pasi kandidatët që do të garojnë për kryebashkiakë janë zgjehdur në një proces të ezauruar.

Teksa foli për bashkitë e mundshme që mund të fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Ndoka tha se trekëndëshi Tiranë-Durrës-Elbasan do të jenë një ndëshkim për sektin Rama-AliBasha.

“Të gjitha partitë që janë në opozitë, mbështesin kandidatët e Primareve. Unë shoh një PD ndryshe, edhe në organizim jemi mësuar që kandidatët të shpalleshin në limitet kohore, përzgjedhja e tyre vinte me probleme, ndërsa sot këtë proces e kemi ezauruar.

Bejko është kandidat i sektit AliBasha, ndërsa PD drejtohet nga Berisha, në aspektin politik, ndërsa në aspektin e letrave… Ndikimi do të jetë 0, nuk mund të them që nuk mund të prishin punë në ndonjë bashki, por ka optimizëm dhe ka votë ndëshkuese. Mallakastra mund të ketë një lloj rezultati që mund të ndikojë, ndërsa në Bashkitë e tjera nuk shoh rrezik. Do të ketë surpriza në këto zgjedhje. Trekëndësha Tiranë, Durrës, Elbasan do jetë ndëshkim për sektin Rama-AliBasha”, tha ai.

Të fundit