Flash News

Ditari i Opozitës

“2 orë e gjysmë, shfaqje të çmendur", Basha komenton daljen publike të Ramës: Kërcim pupthi në studio për të shmangur pyetjet dhe përgjigjet

“2 orë e gjysmë, shfaqje të çmendur", Basha

“2 orë e gjysmë, një shfaqje të çmendur”, kështë e ka komentuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, daljen publike të kryeministrit Rama në një nga emisionet politike të mbrëmjes këtë të enjte.

Gjatë një takimi me gazetarët, Basha u shpreh se “Rama po këcente pupthi në studio vetëm për të shmangur përgjigjet ndaj pyetjeve të gazetarëve.

"2 orë e gjysmë dje në një shfaqje të çmendur. Kërcimi pupthi në studio u bë vetëm për të shmangur pyetjet dhe përgjigjet. Pse? Sepse nuk rimburson pacientët me COVID. Lekët ua merr qytetarëve... Pse është ekonomia në krizë të thellë", tha më tej Basha.

Të fundit