Flash News

Ditari i Opozitës

“24 janari ishte vetëm fillimi”, Lela: Hedhja e gazit lotsjellës mobilizoi qytetarët për rezistencë

“24 janari ishte vetëm fillimi”, Lela: Hedhja e gazit

Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD, Alfred Lela foli për protestën e zhvilluar nga opozita më 24 janar para Kryeministrisë.

Në një lidhje direkte për News24, Lela tha se hedhja e gazit lotsjellës mobilizoi qytetarët për të shtyrë rezistencën. Ai paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë shumë afër.

“Kam përshtypjen se hedhja e gazit lotsjellës ndaj protestuesve i mobilizoi ata për një rezistencë më të madhe, madje edhe për protestën e radhës e cila nuk do vonojë. Gazi u nxor për të çmobilizuar protestuesit, por efekti ishte i kundërt, duke i mobilizuar më tej,” deklaroi Lela.

Sipas Lelës, 24 janari ishte vetëm fillimi i protestave me një intensoitet më të lartë.

 “Ajo që pamë më 24 janar është vetëm fillimi i protestave me frekuencë dhe intensitet të lartë këtë vit, deri në ditën kur qeveria Rama të bëhet një qeveri kujdestare që do garantojë zgjedhjet e lira”, tha Lela.

Të fundit