Flash News

Ditari i Opozitës

Përfaqësues të ‘Rithemelimit’ sërish në selinë e PD, Noka: Jo më bunkerizim, e hapur edhe për Bashën

Përfaqësues të ‘Rithemelimit’ sërish në

Një ditë pasi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Rithemelimit të drejtojë Partinë Demokratike, kanë mbërritur në selinë e PD-së Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Klevis Balliu dhe të tjerë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Pasi provuan njëra pas tjetër sot dyert e blinduara në të 3 katete e godinës, ata deklaruan se për heqjen e tyre do të duhen disa javë.

Përfaqësues të ‘Rithemelimit’ sërish në

Në një prononcim për mediat, Noka tha se do të ç’bunkerizojnë selinë dhe të punohet për bashkimin e demokratëve.

Kam dy mesazhe që përcjellim janë , e para ç’bunkerizimi i PD dhe së dyti rruga me cdo demokrat nga më i thjeshti te deputetët e kemi së bashku. Pas ç’bunkerizimi i partisë selia do ti rikthehet normalitetit Do jetë e hapur për cdo demokrat. Kjo periudhë do të hidhet pas dhe nuk dëshiroj as ta kujtojmë këtë situatë që ka kaluar PD.

Do shohim përpara së bashku sepse nuk mund të rrimë peng i hijeve të bunkerit apo mentaliteteve të vjetra të përçarjes. Beteja do jetë me regjimin për ta rrëzuar, pasi po ju pi gjakun shqiptarëve”, tha Noka.

I pyetur nëse ka më vend për Lulzim Bashën në PD, Noka tha se PD është parti e hapur për këdo që  nuk pajtohet me regjimin.

“Në PD ka vend për cdo qytetar të lirë të vendit që nuk pajtohet me regjimin dhe është kundër tij. Nuk do jetë parti as e bravave, por parti ë dyerve të hapura pasi kështu u themelua në 1990 dhe rithemelua në 2021. Është e hapur edhe për Bashën dhe këdo që do japë kontribut në parti”, tha Noka.

 

Të fundit