Flash News

Ditari i Opozitës

“25 Prilli është situatë e përsëritur”, Paloka: Ikja e Bashës nuk është zgjidhje

“25 Prilli është situatë e përsëritur”,

Anëtari i Kuvendit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka deklaruar gjatë fjalës së tij se 25 prilli është një situatë e përsëritur, për të cilën kërkohet zgjidhje.

Ai shprehet se zgjidhja që demokratët kërkojnë do të ishte më e lehtë, nëse fajtor për humbjen do të ishte Basha apo kushdo tjetër nga drejtuesit politik të PD.

“Për fat të keq jemi në një situatë krejt tjetër që Rama na ka imponuar pas asaj që ndodhi në 25 prill, një situatë për të cilën sot kërkojmë zgjidhje. Një zgjidhje që s’duket aspak e lehtë. Unë do të dëshiroja që zgjidhja të ishte aq e lehtë sa e paraqitën disa kolegët tanë pas 25 prillit. Do të doja të ishte kështu, që shkaku i humbjes të ishte Basha, apo unë apo kushdo tjetër nga ne, pasi kështu zgjidhja do të ishte në duart tona, do të ishte më e lehtë”, është shprehur Paloka.

 

Të fundit