Flash News

Ditari i Opozitës

25 prilli/ Juristi i PD nxjerr dokumentet: Me tre prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante

25 prilli/ Juristi i PD nxjerr dokumentet: Me tre prova të thjeshta,

Juristi i PD në KQZ, Marash Logu thotë se KAS pranoi të merrte vetëm 3 prova për qarkun e Gjirokastrës.

Sipas Logut, edhe me këto tre prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante të ligjit në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Reagimi:  

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), me kërkesë të dy anëtarëve Z. Braho dhe Z. Cefa, pranoi të merrte vetëm tre prova. Konkretisht:

• Në foton e parë kemi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër. Aty rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. E thënë ndryshe, potencialisht 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili.

25 prilli/ Juristi i PD nxjerr dokumentet: Me tre prova të thjeshta,

• Në foton e dytë kemi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Berat, nga ku rezulton se shenjat e gishtërinjve të 21 personave janë përdorur për identifikimin e 57 zgjedhësve ose 21 persona kanë votuar 57 herë, ose rreth 3 herë/secili.

25 prilli/ Juristi i PD nxjerr dokumentet: Me tre prova të thjeshta,

• Në foton e tretë kemi vendimin e KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanos Andrea Karameno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi 2-javor i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia.

25 prilli/ Juristi i PD nxjerr dokumentet: Me tre prova të thjeshta,

Vetëm me tre prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante të ligjit. Merreni me mend se sa shkelje të rënda do të zbardheshin, nëse KAS-i, nuk do të sillej si shërbëtor i Edi Ramës dy herë rradhazi, por do të pranonte 19 kërkesat tona për marrje provash. Sepse ata e dinë që po i morën provat, do të faktohet para të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë masakra zgjedhore e 25 prillit.

Megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të vjedhjes më të madhe të shqiptarëve në historinë e zgjedhjeve.

Të fundit