Flash News

Ditari i Opozitës

“388 mln € dëm nga arbitrazhet”, Basha: Mund të përdoreshin për bujqësinë. Po nxitet rritje e mëtejshme e çmimeve

“388 mln € dëm nga arbitrazhet”, Basha: Mund të

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar qeverisë humbjet në Gjykatën e Arbitrazhit, duke deklaruar se shifra e dëmit financiar ka shkuar në 388 milionë euro. Kreu i demokratëve deklaroi se këto para mund të ishin përdorur në funksion të bujqësisë.

"Por ju, ne, të gjithë shqiptarët e dimë, që ky nuk është i vetmi dëm që i keni shkaktuar ekonomisë. Mjafton të shohim raportin e KLSH-së, ku thuhet se shteti shqiptar duhet të paguaj nga bxheti 388 milionë euro për vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Arbitrazhet e famshme, ku kur bëhet fjalë për taksat e shqiptarëve, ju vetëm humbni. Një shumë e frikshme, që mund të ishte përdorur  për bujqësinë, për ata familjarë që sot dalin në rrugë për të kërkuar ndihmën që meritojnë", tha Basha.

Ky i fundit hodhi akuza se qeveria po dëmton prodhimin vendas që sipas PD, do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme çmimesh.

"Dhe mentaliteti juaj, duket edhe njëherë në këtë buxhet, që përvec taksave dhe aksizave që rriten dhe shtohen, shfaq dukshëm tahmanë për të mbrojtur status quo-në dhe interesat e një pakice, që pengon zhvillimin, që dëmton prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme çmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare", shtoi Basha.

Të fundit