Flash News

Ditari i Opozitës

5 viktima në 24 orë, Berisha: Të vrarë, të plagosur, të vetëvrarë më shumë se në të gjithë Europën

5 viktima në 24 orë, Berisha: Të vrarë, të plagosur,

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjeve të rënda kriminale që tronditën Shqipërinë në 24 orët e fundit.

Nga tubimi në “Rrugën e Shpresës”, Berisha u shpreh se në çdo cep të vendit ligjin e bën krimin, duke e kthyer Shqipërinë në një “zonë lufte”.

“Të dashur miq, kjo javë ishte një javë lufte. Një javë sikur Shqipëria të ishte një zonë lufte. Të vrarë, të plagosur, të vetëvrarë më shumë se në të gjithë Europën të marrë së bashku përveç frontit të Ukrainës.

Dje, në mes të rrugëve, në mes të ditës, në rrugët më kryesore shkrehen bateri plumbash. Mbrëmë ekzekutohen në Velipojë dy vëllezër. Kryeplaku i një fshati në Memaliaj gjendet i therur me thikë në një përrua të Zhapokikës. Në çdo kënd të këtij vendi, krimi zotëron, bën ligjin, kontrollon rendin dhe ka në duar rendin.

Të dashur miq, krimi, vrasjet, trafiqet, grabitjet janë sot kërcënim madhor për jetën e çdo shqiptari. Dhe çdo ditë, çdo javë ato do bëhen më të rrezikshme. Aleanca e qelbësirave që u krijua në vitin 2013 kundër rendit demokratik nga Edi Rama është shndërruar sot në aleancë krimi, droge, trafiqesh, vrasjesh, vjedhjesh të shqiptarëve.

Ishte ajo aleancë në moton ‘qelbësira të të gjithë vendit bashkohuni kundër Sali Berishës’ që sot shprehet me sundimin e krimit shtetëror. Me dominimin e krimit mbi parlamentit, mbi qeverinë, mbi drejtësinë, mbi policinë, mbi të gjitha institucionet”, tha Berisha.

Të fundit