Flash News

Ditari i Opozitës

5 Maji, Meta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve: Shqiptarët duhet ta mbrojnë lirinë

5 Maji, Meta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve: Shqiptarët

5 Maji shënon Ditën e Dëshmorëve të Atdheut që dhanë jetën e tyre për lirinë e Shqipërisë.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Berat. Meta tha nga Berati se 5 Maji shënon një ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët.

Kreu i PL-së u shpreh se liria e shqiptarëve nuk duhet të cënohet dhe shqiptarët duhet ta mbrojnë.

“Liria është në themel të dinjitetit njerëzor dhe ndaj jemi në një moment të rëndësishme ku duhet të shkojmë dhe votojmë të lirë se në këtë mënyrë i bëjmë favor vendit tonë, dhe lirisë së shqiptarëve e cila nuk duhet të cënohet nga jashtë dhe nga brenda. Këtë liri duhet ta mbrojnë shqiptarët, patriotë të përgjegjshëm për fatet e tyre dhe të dëshmorëve që sakrifikuan jetën e tyre”, tha Meta.

Të fundit