Flash News

Ditari i Opozitës

5 premtimet e Këlliçit për qytetarët nëse zgjidhet në krye të Tiranës

5 premtimet e Këlliçit për qytetarët nëse zgjidhet

Kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka renditur pesë premtime për banorët e kryeqytetit nëse do të zgjidhet kryetar bashkie në 14 maj.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi ka treguar në mënyrë të përmbledhur synimet e tij nëse ai do të zgjidhet më 14 Maj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“1.Transporti publik falas;

2.Prezantimi i sotëm që ka shkaktuar një reagim, projekti për ndërtimin e një nënkalimi në sheshin Skëndërbej;

3. Arsimi, ndërtimi i shkollave dhe çerdheve;

4. Oazet e gjelbra;

5. Programi i biznesit për uljen e taksave dhe tarifave për biznesin e ulët dhe të mesëm. 

Kur kemi hartuar prioritetet dhe kur kemi punuar me ekipin, jemi mundur të prekim problematikat e një qytetari në Tiranë. Mbetemi i vetmi vend në Evropë që paguajmë 3 deri në 4 herë për ujin e pijshëm. Ky është një problem që prek çdo qytetar në Tiranë”, tha Këlliçi në mënyrë të përmbledhur.

 

 

Të fundit