Flash News

Ditari i Opozitës

5 pyetje për disa NJOFTIME që nuk mbërrijnë dot në Kuvendin e Shqipërisë

5 pyetje për disa NJOFTIME që nuk mbërrijnë dot në

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali, ka ngritur 5 pyetje publike ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me mungesën e transparencës për çështje të rëndësishme.

Zhulali pyet nëse qeveria ka informuar Kuvendin e Shqipërisë për mosmiratimin e raportit IBAR në Bruksel, për një letër të përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiç mbi procesin e integrimit në Bashkimi Evropian, si dhe për ndikimin që kjo nismë mund të ketë në çështjen e Kosovës.

POSTIMI

5 pyetje për disa NJOFTIME që nuk mbërrijnë dot në Kuvendin e Shqipërisë:

1. A e ka njoftuar kryeministri Rama grupin e vetë parlamentar që raporti IBAR për Shqipërinë nuk u miratua në takimin e javës së kaluar në Bruksel, si pasojë e mbrojtjes politike që i dhanë në bllok zonjës Balluku?

2. A i ka njoftuar kryeministri për letrën e përbashkët me presidentin Vuçiç përmes së cilës kërkuan ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të plotë në BE, duke dalë KUNDËR rezolutave të Kuvendit të Shqipërisë?

3. A i ka njoftuar se kjo nismë i shërben Serbisë për të anashkaluar Kapitullin 35 të negociatave, i cili e detyron atë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, dhe se duke e bërë këtë propozim së bashku me Ramën, Shqipëria po ndihmon Serbinë t'i shmanget këtij kushti?

4. A i ka njoftuar se presidenti serb ka shpallur si objektiv të axhendës 2030 rikthimin e Kosovës nën Serbi, dhe se së fundmi Serbia është armatosur me raketa kineze hipersonike?

5. A i ka njoftuar Qeveria shqiptare aleatët e NATO për këtë armatim të ri serb, ashtu siç bëri kryeministri kroat Andrej Plenković?

Të fundit