Flash News

Ditari i Opozitës

5 pyetjet e PD për inceneratorët: Mal me plehra në Elbasan, vjedhja 27 milion euro rrezikon shëndetin e banorëve

5 pyetjet e PD për inceneratorët: Mal me plehra në Elbasan,

Partia Demokratike ka vijuar me të tjera denoncime lidhur me aferën e inceneratorëve.

Koordinatorja për media dhe komunikim, Silvi Bardhi në një deklaratë për mediat ka publikuar foto nga ‘malit’ me plehra në inceneratorin e Elbasanit.

Nisur nga kjo situatë, PD ka ngritur disa pyetje se çfarë ka ndodhur me inceneratorin me kosto 27 milion euro të taksapaguesve shqiptarë, që siç duket edhe nga pamjet, po rrezikon tashmë edhe shëndetin e banorëve.  

Deklarata e plotë: 

E dimë që Edi Rama do që ne të mos flasim për asgjë. As për inceneratorët, as për cmimin e naftës, as kur një polic i tij vret një fëmijë 7 vjeçar, as kur portin e Durrësit e jep me ulje, si ta kishte pronë të gjyshit, dhe as kur krimi hedh ‘vallen e vdekjes’ mu në sy të publikut, të Policisë dhe të ministrit të tij të Brendshëm, i cili nuk bën punë, as të brendshme dhe as të jashtme, sepse nuk është për atë punë, por është aty se ashtu është një punë.

Sot do t’i tregojmë z. Rama një mal me plehra.  I cili nuk dëshmon vetëm për ndotjen e mjedisit dhe vjedhjen me djegësit, por edhe marrëzinë e tij dhe të qeverisë që ai drejton.

5 pyetjet e PD për inceneratorët: Mal me plehra në Elbasan,

Sepse, në vend që të adresojë problemet e përditshme të qytetarit, krimin, korrupsionin dhe ndotjen, i lind ideja e një autoparku ku bëhen gara me makina.

Mali që shihni në foto është Kilimanxharo e plehrave në inceneratorin e Elbasanit. Eshtë një gropë mbetjesh e kthyer në mal plehrash.

Incenerator nuk ka, por e keqja që ka kapur Elbasanin dhe Shqipërinë ka pjellë këtë mal. 

Duke parë këtë foto duam të bëjmë 5 pyetje:

- Nëse inceneratori i Elbasanit funksionon, pse është ky mal plehrash që i bën hije?

- Nëse nuk funksionon inceneratori, po Landfilli ku është degdisur?

- Për çfarë është ndërtuar inceneratori dhe landfilli i Elbasanit, nëse plehrat e qytetit kanë shkuar 300 metra mbi nivelin e detit?

- Ku kanë përfunduar 27 milion euro të taksapaguesve shqiptarë, nëse inceneratori nuk punon, landfilli nuk shihet, dhe as përdoret, dhe plehrat janë po aty?

5 pyetjet e PD për inceneratorët: Mal me plehra në Elbasan,

- A dëmtohet flora e fauna e zonës, dmth bimët dhe kafshët e zonës, apo më shumë se kaq shëndeti i elbasanasve, nga ky masiv mbetjesh, apo me shëndetësinë falas shërohet cdo gjë?

Këtij mali me pleh i mungon një gjel. Artisti Astrit Delvina mund ta zgjidhë këtë punë. Trupi i Elisës, mendtë e Borës dhe koka e Ramës të bëhen një gjel gjithë shkëlqim e të vendosen majë këtij plehu.

Të fundit