Flash News

Ditari i Opozitës

"52% duan fitoren e opozitës", Basha: Ndryshimi po vjen!

"52% duan fitoren e opozitës", Basha: Ndryshimi po vjen!

Një sondazh i zhvilluar nga kompania angleze, "Flame Tree Advisors", me katër mijë persona të intervistuar, ka nxjerrë fitues liderin e opozitës, Lulzim Bashen në zgjedhjet e 25 prillit.

52% e të intervistuarve mendojnë se do jetë Basha kryeministër, ndërsa 38% besojnë se Rama do jetë sërish në pushtet pas zgjedhjeve.

Drejtori i Flame Tree Advisors, Adlej Pici, u shpreh në Syri TV, se ky është nga sondazhet më kapilar, pasi jo vetëm personat janë intervistuar ballë për ballë, por kampionet janë përzgjedhur në çdo qark të Shqipërisë.

Basha ditën e sotme, duke komentuar rezultatin e këtij sonadazhi, shkruan në Facebook "Faleminderit për mbështetjen. Ndryshimi po vjen. Më 25 prill do fitojë Shqipëria"!

"52% duan fitoren e opozitës", Basha: Ndryshimi po vjen!

Të fundit