Flash News

Ditari i Opozitës

‘5D’ dhe inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Ja pse Veliaj është i zhytur

‘5D’ dhe inceneratori i Tiranës, Këlliçi: Ja pse

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se Erion Veliaj duke vijuar detyrën e Kryebashkiakut, rrezik është për zhdukur dokumentet dhe prishur provat.

Në një intervistë për Syri TV, Këlliçi tha se Bashkia e Tiranës ka zhdukur dokumente, i ka hequr nga protokolli.

 “Këto dokumente diku janë, unë kam filluar të publikoj dokumente për të ndërtuar atë pazëllin e madh. Erion Veliaj politikisht është i rënë, i mbaruar”, tha Këlliçi.

Ai shtoi se Veliaj është me të dyja duart në aferën e ‘5D’ dhe kjo del nga komunikimet e vetë punonjësve të kësaj kompanive.

“Është e evidentuar 29 herë vepra penale e Erion Veliajt. Në harkun kohor të 8 viteve kjo kompani, e krijuar 6 muaj pasi Veliaj ka hyrë në zyrën e Kryebashkiakut, ka bërë batërdi, kanë përfituar minimalisht 30 mln euro.

Këta që janë prapa hekurave, që janë nën hetim, janë shtabi elektoral i Erion Veliajt, sepse këta kanë blerë vota për të vijuar Erion Veliaj si Kryebashkiak”, tha Këlliçi.

Duke iu rikthyer çështjes së inceneratorit të Tiranës, Këlliçi tha se Erion Veliaj ka pranuar rolin e tij në procedurat, ndërsa më parë mohonte plotësisht se kishte firmosur.

“Erion Veliaj merr përsipër jo vetëm pagesën për 30 vite të kontratës konçensionare, ndërkohë që ne paguajmë para për një shërbim që nuk kryhet, sepse incinerator nuk ka.

Kemi një marrëveshje të nënshkruar mes 4 institucioneve, që duhej të mbronin interesin e qytetit, siç janë Drejtori i Punëve Publike, i Policisë Bashkiake, e kështu me rradhë, që i ka çuar në shërbim të koncensionarit.

I ka detyruar ndërtuesit që dherat të depozitoheshin në landfill, e cila nuk ishte pjesë e kontratës, por policia bashkiake garantonte që asnjë mos të shpëtonte nga depozitimi i mbetjeve atje”, tha Këlliçi.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, tha se ajo që u tentua ishte mbyllja e aferës së inceneratorëve me një drejtor të dalë në pension dhe një tjetër, me qëllim për të shpëtuar Erion Veliajn. Ai u shpreh se këta po bëjnë burgun për Veliajn dhe ai i ka shitur.

“Veliaj e ka marrë vendimin, e kasha paralajmëruar, drejtorët do të shkonin në burg, kush më shpejt e kush më vonë, pasi duhej shpëtuar kryetari i bashkisë. Këta ishin njerëzit më të besuar të Kryebashkiakut, ishin njerëzit që bënë fushatë dhe blenë votat në 14 maj, kanë blerë portale, kanë hyrë në familje, kanë blerë faqe në rrjetet sociale etj etj. Këta po paguajnë faturën e një filozofie politike që ka nisur nga Edi Rama në 2013 dhe e perfeksionoi Veliaj, që është filozofia e vjedhjes”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh se Veliaj shantazhoi Kryeministrin duke I çuar mesazhin publik se paratë nuk janë vetëm të miat por edhe të tuat.

Të fundit