Flash News

Ditari i Opozitës

6 bashkitë/ Duka i pavendosur: Berishën e kam takuar, me Bashën kam komunikuar. Të ndarë s’ka shans në Durrës

6 bashkitë/ Duka i pavendosur: Berishën e kam takuar, me Bashën

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste. Agron Duka deklaron se mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD Lulzim Basha nuk ka më vend për pajtim për zgjedhjet e 6 marsit.

Duke folur në Politiko në Top Neës, Duka tha se nuk ka vendosur ende se me kë do të rreshtohet në Durrës, ku ka edhe më shumë ndikim si aktor dhe forcë politike.

Berishën e kam takuar dy herë. Me Bashën nuk kam komunikuar, por kam komunikuar me njerëz të tij. Unë jam te opozita”, deklaroi ai.

Kreu i PAA-së tha se në këtë situatë dhe pa një kandidat të përbashkët, opozita i ka mundësitë thuajse zero për të fituar në Durrës.

Edhe sikur të kishim një kandidat të përbashkët mund të humbnim, por kishim shpresë se mund të fitojmë. Por kështu, shpresa është shumë e paktë”, u shpreh ai.

Të fundit