Flash News

Ditari i Opozitës

6 marsi ‘kurth’ për PD? Basha: ‘Trekëndëshi i Bermudës’ është në veprim, anomali e 30 qershorit

6 marsi ‘kurth’ për PD? Basha: ‘Trekëndëshi i

Për kryedemokratin Lulzim Basha, 6 marsi e caktuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore për 6 bashkitë pa kryetar, është një nënprodukt i anomalisë së madhe të 30 qershorit të vitit 2019.

Në një intervistë për News 24, Basha hodhi akuza mbi presidentin Ilir Meta, që sipas tij po tenton t’i hedhë dru zjarrit të hallit të vet duke mos pasur në fokus demokracinë.

“6 marsi është nënprodukt, një anomali dhe nënprodukt i një anomalie tjetër siç ishte 30 qershori i 2019. Të gjithë e dimë fare mirë se 6 marsi nuk është dizenjuar për të zgjidhur hallet krijuara për shqiptarët në 6 bashki. Në 4 prej të cilave e vetmja arsye pse zhvillohet ky proces është plaga e rëndë e kandidimit nga Rama e personave me rekorde kriminale për bashkiakë. Për Ilir Metën është një mundësi që të shtyjë dru zjarrit të hallit të vet, duke u përpjekur të forcojë atë koalicion të ‘non-gratave’. Në këtë mënyrë mendon se mund t’i japë frymëmarrje apo legjitimitet, diçkaje që jo është jo vetëm jo legjitime, por e padëshiruar që është koalicioni i një grushti njerëzish të cilët duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është”, tha Basha.

I pyetur nëse 6 marsi është një ‘kurth’ për të, Basha tha se i ashtuquajturi ‘Trekëndësh i Bermudës’ është hedhur në veprim dhe po përpiqet t’i japë frymë një aleance që jo vetëm është jo legjitime, por edhe e padëshiruar nga shqiptarët.

“Padiskutim që Trekëndëshi i Bermudës është në veprim dhe halli i tyre s’ka të bëjë aspak me demokracinë vendore dhe hallet e shqiptarëve, sepse siç e thashë problemet janë ato që kemi parashtruar ne siç dolën edhe më 25 Prill”, shtoi Basha.

Të fundit