Flash News

Ditari i Opozitës

8 janari, Berisha: Basha e kishte shndërruar selinë në strofull të një bande kriminale

8 janari, Berisha: Basha e kishte shndërruar selinë në strofull

Ish kryeministri Sali Berisha është ndalur sërish te protesta e 8 janarit në selinë e PD.

I ftuar në RTK në Kosovë, Berisha tha se Basha e ka kthyer selinë e PD në një strofull për bandat kriminale.

“Një i vetëshpallur kryetar opozite i shkarkuar nga 44 mijë anëtarë kishte grumbulluar në shtëpinë e demokratëve vrasës, trafikantë, pengmarrës.

Pra kishte shndërruar këtë institucion në një strofull të një bande kriminale.

Mblodhi cubat për të mbrojtur veten në seli! Kjo ndodhte në qendër të Tiranës me lejen dhe miratimin e narko-qeverisë shqiptare.

Ky përbën problemin më tragjik të sotëm të Shqipërisë. Opozita shqiptare ishte më e lodhur me krimin se kushdo tjetër”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit