Flash News

Ditari i Opozitës

“8 janari erdhi si provokim me bunkerizimin e PD”, Këlliçi: Më 22 mars çelet gara për kreun e PD

“8 janari erdhi si provokim me bunkerizimin e PD”,

Ndryshimet e miratuara në grupin parlamentar të PD-së nga Këshilli Kombëtar disa ditë më parë, për deputetin Belind Këlliçi janë të pabazuara.

I ftuar në studion e “Opinion” në News 24, Këlliçi tha se nuk është logjike të largohet dikush nga grupi, përveç rasteve kur kjo bëhet në mënyrë vullnetare, duke i rikujtuar Bashës, se nuk është më kryetar partie.

“Janë të pabazuar. I bie që na vendos Rama me Nikollën, dhe duke i dalë dje në mbrojtje publikisht Balla vendosin kush do jetë deputet i PD. PD ka një organ legjitim, komiteti i rithemelimit. Edhe basha ndryshimet statutore, nuk i ka cuar në kuvend. Nuk më duket logjikë, të përjashtohet dikush nga grupi. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore përjashtimi vetëm në rastet kur largohen në mënyrë vullnetare dhe i duhen 6 muaj kohë për t’u regjistruar në një grup tjetër. Dje kërkuam, zbatimin e regullores. Basha nuk është më kryetar i PD, ka një vendim të kuvendit, ku është shkarkuar, ka një ratifikim me referendum. Kuvendi i 11 dhjetorit, ka patur transparencë, drejtues të PD kanë lexuar emër për emër delegatët që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit. Ndërkohë më 18 dhjetor, në listën e lexuar kemi faktuar mbi 800 identitete nuk ekzistojne e disa të tjerë kanë ndërruar jetë”, tha Këlliçi.

Ai theksoi se problemi i partisë në këto 8 vite, është shkëputja nga fryma politike, duke thënë se 8 janari erdhi provokim me bunkerizimin e PD-së.

Deputeti tha se më 22 mars do të hapet gara për kreun e ri të partisë.

“Problemi i PD në këto 8 vite, është shkëputja nga fryma politike. Shkuam në gjykatë si procedurë standarde, e kërkon ligji për partitë politike, për të bërë regjistrim jo interpretim. I vetmi tagër që ka gjykata është nëse ndryshimet në statut bien ndesh me kushtetutën. 8 janari erdhi si shkak i provokimit me bunkerizimin e PD. Selia e PD administrohet nga Edi Rama. Në 22 mars është marrë një vendimmarrje të celet gara për kryetar të PD. Berisha është shprehur se dëshiron të kandidojë ashtu si Kulluri, Kadilli, Harxhi mund të garojë kush të dojë përfshi edhe z. Basha”, tha Këlliçi.

Të fundit