Flash News

Ditari i Opozitës

8 janari, Gjekmarkaj: Nëse ndërhyrja e policisë do vononte edhe 5 minuta, në PD do kishte arkivolë

8 janari, Gjekmarkaj: Nëse ndërhyrja e policisë do vononte edhe 5

Nënkryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj ka treguar detaje mbi protestën e 8 janarit në selinë e PD.

I ftuar në “Frontline” në Neës24, Gjekmarkaj tha se ndodhi diçka që çoi drejt përjashtimeve në PD, dhe rrëfeu çfarë ndodhte brenda selisë së PD.  

Sipas tij nëse ndërhyrja e policisë do të zgjaste dhe 5 apo 10 minuta në selinë e PD do të kishte arkivole.

“Përjashtimet janë një moment i vështirë në jetën e PD. Kohë më përpara nuk do ta mendoja kurrë që do gjendesha në pozitën e një njeriu që do të votonte pro përjashtimeve, sepse nga pikëpamja e kulturës time njerëzore jam kundër përjashtimeve, por ndodhi diçka që na çoi drejt përjashtimeve në mënyrë të logjikshme.

Ishte data 8 janar. Unë kam qenë brenda në selinë e PD-së dhe ka qenë një nga ditët më të trishta të jetës time qoftë në raport me familjarët e mi, me time bijë që më kërkonte të kthehesha në shtëpi dhe ishte e lemeritur nga pamjet që shikonte se si i ati i saj në vitin 2022 ishte i rrethuar nga kolegët e vet, një turmë njerëzish, agresive që të kujtonte rrethimin e Krujës, ngjiteshin me shkallë, me kokë dashi, me një shinë hekuri, me qyski, me varre, me dinamit, kacavirreshin, gjuanin me gurë, shanin, kërcënonin që do vrisnin e do prisnin tek dyert. Ishte vërtetë tragjike.

Unë nuk jam në gjendje ta parashikoj… Ndihej klima e rrezikut. Kam përshtypjen që nëqoftë se do të zgjatej ndërhyrja me 5 apo 10 minuta mund të ndodhte një kasaphanë dhe mund të kishte arkivole në selinë e PD-së.

Ishte projektuar një gjakderdhje. Fatmirësisht nuk ndodhi, por ishte ngjarje ka lënë shenjë. Ka lënë shenjë në emocionet, në gjykimin e gjithsecilit prej nesh”, deklaroi Gjekmarkaj.

Të fundit