Flash News

Ditari i Opozitës

“95% e demokratëve më duan”, Paloka ironizon Bashën: Atëherë, pse nuk kërkon votëbesimin e tyre  

“95% e demokratëve më duan”, Paloka ironizon Bashën:

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se 95% e demokratëve e duan atë në krye të betejës ndaj Rama-Doshi-Rakipi.

Nga sondazhet e mia, 95% e demokratëve duan të udhëheq betejën ndaj Rama-Doshi-Rakipi, e të udhëheq betejën për të dalë nga llumi i trazicionit,” tha Basha.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti i PD, Edi Paloka, i cili nuk ka kursyer ironitë ndaj kryetarit.

Në një resgim në Facebook, Paloka i drejtohet Bashës që të kërkojë edhe votëbesimin e demokratëve, nëse është i bindur për mbështetjen e madhe të tyre.  

Reagimi:  

Lul !

Ne se ke bindjen se 95% e demokrateve te mbeshtesin, atehere na e hiq kete siklet ku na ke futur te gjitheve . Mos jep dorëheqje , ne se ke bindjen qe ke vepruar drejte dhe per kete ke mbështetjen e 95% te demokrateve , kërko votëbesimin e tyre dhe ndale percarjen qe po thellohet cdo dite e me shume prej vendimit tend personal te 9 shtatorit !

Ne se 51 % e jo 95 % e demokrateve te mbeshtesin, ke gjithe legjitimitetin te vazhdosh ne krye te PD e te gjithe demokratet kane detyrimin te bashkohen per te bere betejen me ate qe eshte armiku jo vetem i demokrateve po i gjithe shqiptareve, Edvin Kristaq Ramen!

Po per kete , pas situates qe eshte krijuar, me pare duhet te marresh votebesimin e demokrateve. Vota e atyre qe perfaqesojme duhet te vendose per te gjithe ne !

“95% e demokratëve më duan”, Paloka ironizon Bashën:

Të fundit