Flash News

Ditari i Opozitës

A do bashkëpunonit me Bashën nëse do ishte e nevojshme? Noka: I vdekuri s'çohet dot nga varri

A do bashkëpunonit me Bashën nëse do ishte e nevojshme? Noka: I

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka u pyet nëse PD do të bashkëpunonte me Lulzim Bashën, nëse kjo është e nevojshme.

Noka tha ftuar në News 24 se nuk mund të flitet “për njerëz që nuk ekzistojnë”. 

"Nuk flasim për njerëz që nuk ekzistojnë. Keni dëgjuar që i vdekuri të ngrihet nga varri? Nuk ngrihet i vdekuri nga varri. Nuk ngrihet lugati.

Fakti që janë në koalicion PDIU dhe PBDNJ nuk do të thotë asgjë, janë bashkuar që të gjithë. Ne jemi kundër idesë që të gjithë qelbësirat të bashkohen. Jo, ne jemi që të gjithë bashkohemi dhe të bëjmë Shqipërinë madhështore", tha Noka. 

 

 

Të fundit