Flash News

Ditari i Opozitës

A do e votonte Berisha si President të Republikës Fatos Nanon

A do e votonte Berisha si President të Republikës Fatos Nanon

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse do ta votonte emrin e Fatos Nanos, nëse ky i fundit do të ishte mes kandidaturave për President të Republikës.

Ai e mori me batutë këtë pyetje dhe tha se Nano tashmë është në privatësinë e vetë dhe i akomoduar me jetën e tij.

Në konferencën për media, Berisha tha se është më mirë të mos e citojë Nanon.

“Unë mendoj që nuk ja vlen ta prishim privatësinë atij. Lëreni se ai është i akomoduar me jetën e tij. Është mes të tjerash dhe një lloj hedonisti që ka mikroklimën. Më mirë ta lëmë ta vazhdojmë atë dhe të mos e citojmë”, tha Berisha.

 

Të fundit