Flash News

Ditari i Opozitës

A do i bashkonit votat me Hajdarin kryeministre? Basha: Këtu s’jemi për satirë! Pseudo-opozita e tregoi veten më 30 qershor

A do i bashkonit votat me Hajdarin kryeministre? Basha: Këtu s’jemi
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar deklaratën e deputetes Rudina Hajdari se Shqipëria ka një elektorat gri prej 970 mijë shqiptar, të cilët mund të priren të zgjedhin një alternativë ndryshe nga dy partitë e mëdha.

Gjatë takimit me gazetarët, i pyetur se nëse këta 970 mijë shqiptar votojnë Hajdarin, a do t’i bashkonte votat me të si kryeministre, Basha përgjigjet se pseudo-opozita e tregoi veten më 30 qershor.

Pyetje: Mbrëmë morëm vesh nga deputetja Hajdari që është një elektorat gri rreth 970 mijë shqiptar që nuk votojnë. Nëse këta 970 mijë shqiptar vendosin të votojnë Hajdarin ose të tjerë si Hajdari, a do të sihit i gatshëm të bashkonit votat tuaja me një kryeministre si Hajdari?

Qenke lodh kot! Po u bën zgjedhjet në 30 qershor, palozgjedhjet moniste, nuk ishte opozita dhe pseudo opozita nuk arriti dot të merrte vota. Shqiptarët e kanë treguar fare qartë që nuk janë budallenj. Në 30 qershorit pseudo-opozita pa opozitën në fushë, e patë vetë si doli. Kjo mjafton besoj për t’i dhënë përgjigje çdo pyetjeje. Kështu që të mos e harxhojmë kohën sepse koha në gjithë këtë krizë nuk është flori, por shëndet. Le të përqëndrojmë kohën tek ato që kanë lidhje me shëndetin, jetën dhe ekonominë e shqiptarëve.

Pyetje: Mbase 917 mijë vendosin për të votuar Hajdarin zoti Basha, a do t’i bashkonit ju votat tuaja me Hajdarin?

Këtë temë e trajton t’i më mirë sesa unë në emisionet e mrekullueshme satirike. Këtu sjemi për satirë.

Të fundit