Flash News

Ditari i Opozitës

A do ta braktisni mandatin e deputetit? Berisha: Ndoshta do ta dyfishoj!

A do ta braktisni mandatin e deputetit? Berisha: Ndoshta do ta dyfishoj!

Ish kryeministri Sali Berisha ka lënë të nënkuptojë se nuk ka ndërmend të braktisë mandatin e deputetit, pasi u rizgjodh në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha u pyet nëse do ta shohim jashtë politikës, pasi të përfundojë beteja për nder dhe dinjitet ndaj tij, siç ai u prononcua gjatë konferencës.

Gazetarja: Ju thatë se kjo është betejë për nder dhe dinjitet, do ju shohim jashtë politikës , pa mandatin e deputetit?

Berisha: Urdhëro?

Gazetarja: do ta braktisni mandatin?

Berisha: Unë thashë se do ta dyfishosh.

Kjo përgjigje e Berishës u shoqërua me të qeshura në sallë dhe me duartrokitje nga mbështetës të tij të pranishëm në konferencë me gazetarët.

Ish kryeministri u shpall dje ‘non grata’ nga DASH me akuzën për korrupsion, ndërsa njoftimi u publikua nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Të fundit