Flash News

Ditari i Opozitës

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të kandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në rast se do të ketë zgjedhje.

“Një herë jam paraqitur në garë. Do të ketë prapë primare, se e kemi në statut. Në radhë të parë duhet të përmirësohesh, sepse me sa duket nuk isha i mirë mjaftueshëm, dhe e dyta duhet të votëbesohesh. Patjetër se ajo çështje forumesh është. Përndryshe nuk do të kisha qenë në garë që dy vjet përpara”, tha Alimehmeti në A2 CNN.

“Të mos e mendojmë Bashkinë e Tiranës si një grupim i caktuar, por është një total që merret me shërbimet për komunitetin e Tiranës”.

Në primaret e zhvilluara nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të vitit 2023, Alimehmeti humbi garën e brendshme përballë Belind Këlliçit, i cili më pas nuk arriti të fitonte në zgjedhje kundër Veliajt.

Të fundit