Flash News

Ditari i Opozitës

"A e di Skënderbeu yt?", LSI i nxjerr pasurinë Spiropalit: Mish për top vajte gjithë jetën! Të është bërë goja si tanku i Vojo Kushit

"10 apartamente të dhëna me qera te Kodra e Diellit, 22 mijë metra katror sera na Fier dhe disa pasuri të tjera, na trego ku i gjete verdhushkat për t’i blerë!"

"A e di Skënderbeu yt?", LSI i nxjerr pasurinë Spiropalit:

“Moj Elisa si nuk zure mend! Gjithë jetën mish për top vajte për Skënderbeun tënd! Të është bërë goja si tanku i Vojo kushit!”, kështu nis një reagim zyrtar i LSI-së, në të cilin kjo forcë politike akuzon Ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, për vlera pasurore marramendëse.

Sipas LSI-së, Elisa Spiropali ka lënë me qera 10 apartamente në zonën e Kodrës së Diellit, dhe sipërfaqe të tëra toke në zonën e Fierit.

Ato 22 mijë metra katror sera na Fier, a i di Skënderbeu yt apo jo? Po këto tenderat e Ujësjellësit në Ersekë dhe zyrat e Albgazit, a i di? A të ka ikur shenja e pirunit nga sipër kofsha apo ke vendosur t’i shërbesh Lindës kundër Lalit dhe Taulant Ballës?”, shkruhet në reagimin zyrtar të LSI-së, duke paralajmëruar ministren se më vonë do të ketë prap denoncime të tjera, por kjo e fundit duhet të shpjegojë se ku i ka gjetur të ardhurat për t’i blerë.

Reagimi i plotë i LSI:

Moj Elisa si nuk zure mend! Gjithë jetën mish për top vajte për Skënderbeun tënd! Të është bërë goja si tanku i Vojo kushit!

U bëre me shkollë pasi u bëre drejtoreshë dhe akoma s’po ta shikojmë dot diplomën. Në fakt me ty është mire ta nisësh duke të bërë një zbardhje të pasurisë tënde.  P.sh. Ato 10 apartamentet te Kodra e Diellit apo më shumë që i ke dhënë me qira, a i di Skënderbeu yt apo jo?

1-Shtëpi duplex te Kodra e Diellit

2-Apartament 110 metra katrorë tek Kodra e Diellit

3-Apartament 80 metra katrorë në dalje të Kodres Diellit sa kalon Universitetin e New York-ut

4-Apartament tek kompleksi Kristal

5-Lokal 200 metra katrorë tek dera e Kopështit Botanik

Ato 22 mijë metra katror sera na Fier, a i di Skënderbeu yt apo jo? Po këto tenderat e Ujësjellësit në Ersekë dhe zyrat e Albgazit, a i di? A të ka ikur shenja e pirunit nga sipër kofsha apo ke vendosur t’i shërbesh Lindës kundër Lalit dhe Taulant Ballës?

Këto si fillim, më vonë do kemi prap por na trego ku i gjete verdhushkat për t’i blerë!

Të fundit